Koronavirusi ndryshon traditën, ceremonitë mortore zhvillohen me shumë pak njerëz

Home / Koronavirusi ndryshon traditën, ceremonitë mortore zhvillohen me shumë pak njerëz
Koronavirusi ndryshon traditën, ceremonitë mortore zhvillohen me shumë pak njerëz

May, 2020

Një prej traditave mijëravjeçare është dhe respektimi në maksimum i personave që ndërrojnë jetë, në shumë zona këto ceremoni marrin edhe më shumë vëmendje se martesat. 

Por masat e reja ku stili i jetës po na ndryshon të gjithëve kanë ndikuar dhe ceremonitë mortore.

Mësohet se dhe automjetet që i shoqërojnë drejt banesës së fundit duhet të marrin autorizim në policisë.

Ceremonitë nuk duhet të zgjasin më shumë se 1 orë.

Ndërkaq një prej punonjësve të një agjencie funeralesh në Vlorë tregon më shumë detaje në lidhje me thyerjen e traditës.

“Në shërbimet funeralë punonjësin tonë e pajisim me maska dhe doreza. Varrimi bëhet vetëm me një makinë varrimi dhe një makinë familjare”.

Gjithashtu janë pezulluar dhe drekat mortore, pasi nuk ka më restorante të hapura.

× WhatsApp